Shumica e këshilltarëve komunalë të Gjilanit nuk përkrahin thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për diskutimin e projekt rregullores për orarin e punës së subjekteve afariste.
Këshilltarët komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), si dhe nga radhët e Nismës Socialdemokrate (Nisma) janë akuzuar nga kolegët e tyre të Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe të Lëvizjes “Vatra”, si dhe ata të pavarur, se kanë manipuluar me opinionin me deklarimet se subjektet e tjera nuk janë të gatshëm për miratimin e Rregullores, e cila parasheh që bizneset të mos punojnë ditën e diele dhe ditët e festive zyrtare, transmeton Koha Ditore.
Ata kanë deklaruar se nuk do të japin nënshkrimet e tyre për thirrjen seancës së jashtëzakonshme, e cila është iniciuar ditë më parë nga grupi i përbërë nga PSD-ja –“Vatra”, dhe këshilltarët komunalë të pavarur. Sipas tyre, rregullorja duhet të diskutohet në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, e jo në seancë të jashtëzakonshme.
Në anën tjetër, këshilltarja komunale nga radhët e PSD-së, Festa Shabani deklaron se ata kanë arritur që të sigurojnë nënshkrimet e tre këshilltarëve komunal, të PDK-së gjë e cila ka bërë që numri i nënshkrimeve për thirrjen seancës së jashtëzakonshme të mbetet vetëm 9....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Asamblistët në Gjilan kërkojnë që bizneset të mos lejohen të punojnë të dielën dhe për festa
-
Peticion në Gjilan që e diela të jetë ditë pushimi
-
Riaktualizohet kërkesa që dita e diel të jetë ditë pushimi edhe në Gjilan
-
Opozita në Gjilan akuzon pushtetin për “skllavërim” të punëtorëve
-
Disa biznese në Lipjan kundër që të ndalohet puna të dielave dhe gjatë festave