Lista Serbe i ka bërë një sërë kërkesash shefes së zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, gjatë takimit që zhvilluan në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.
Slavko Simiq ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se Lista Serbe nuk do ta përkrahë transformimin e FSK-së në ushtri.
Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është temë e ndjeshme dhe për këtë duhet të ketë pajtim mes të dyja palëve. Deputeti i Listës Serbe Sasha Milosavljeviq ka kërkuar nga shefja e BE-së, Nataliya Apostolova, formimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka thënë se pas zgjedhjeve lokale do të bëjnë më shumë presion te kryeministri Haradinaj për formimin e Asociacionit.
Deputetët e Listës Serbe thanë se nuk do ta përkrahin ligjin për liritë fetare, ngase sipas tyre shkakton konfuzitet rreth statusit të kishës ortodokse serbe.
-
Lista Serbe nuk pranon kushtëzimin e Asociacionit me ushtrinë
-
Lista Serbe-Apostolovas: Të krijohet Asociacioni...
-
Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin
-
Lista Serbe kërkon nga Lajçaku formimin e Asociacionit
-
Lista Serbe thotë se duhet të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive