Lista Serbe kërkon t’i jepet fund pritjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por ka dallime me partnerët kryesorë qeverisës sa i përket rrugës që do të ndiqet për themelimin e Asociacionit.
Serbët insistojnë që udhërrëfyes i vetëm për themelimin e Asociacionit të jenë marrëveshjet e Brukselit, por jo edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin konstatohen shkelje në të shtatë kapitujt e Marrëveshjes për Asociacionin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundi ka pasur deklarata të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se është duke u diskutuar me Listën Serbe për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Sipas burimeve të gazetës brenda Qeverisë, pjesë e diskutimeve është edhe Asociacioni, përkatësisht që të përshpejtohet themelimi i tij, në këmbim të përkrahjes së Listës Serbe për ushtrinë. Në zyrën e kryeministrit nuk janë përgjigjur nëse po zhvillohen diskutime të tilla, as për rrugën që do të ndiqet deri në themelimin e Asociacionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)