Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtylla elektrike rrezikon jetën e qytetarëve, askush s’e ndreq

Në mes të Fshatit Ndërkombëtar dhe Hajvalisë, në rrugën “Holger Petersen” te Prishtina, ka kohë që kjo shtyllë elektrike qëndron as në tokë dhe as në qiell, transmeton Koha.net.

Në pozicionin pothuaj e rrëzuar, ajo në çdo moment rrezikon jetën e qytetarëve që kalojnë nën shtyllën e varur sipër tyre, qofshin ata në këmbë ose dhe në veturë.

Mirëmbajtja e shtyllave duhet të jetë nën kompetenca të KEDS-it, por duket se këtë shtyllë kjo nuk e ka parë.

Ndryshe nuk ka si të shpjegohet varja e saj kështu mbi qafën e qytetarëve.

{gallery}