Ndonëse kanë kaluar disa ditë që kur KEDS-i ka premtuar intervenim në disa shtylla të vjetra elektrike në Hajvali, edhe sot janë në gjendje të rëndë.
Koha.net ka siguruar disa foto nga Hajvalia, rruga “Dëshmorët e Gollakut”, ku telat e një shtylle elektrike kanë rënë thuajse në rrugë, çka edhe rrezikon banorët.
KTV-ja pak ditë më parë ka raportuar nga po kjo rrugë, ku banorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe rrezikun që ndiejnë nga shtyllat e vjetra.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, po këtë ditë kishte thënë se ekipet do të intervenojnë menjëherë.
“KEDS-i e ka pranuar ankesën e paraqitur përmes jush dhe i ka dërguar ekipet që të verifikojnë gjendjen. Ekipet e KEDS-it menjëherë do ta evitojnë çdo rrezik eventual që mund të jetë paraqitur në atë pjesë”, ishte shprehur Buzhala.
Edhe
Banorët në Hajvali rrezikohen nga shtyllat e vjetra, KEDS-i premton intervenim
LEXO EDHE: Banorët në Hajvali rrezikohen nga shtyllat e vjetra, KEDS-i premton intervenim
Koha.net e ka kontaktuar edhe sot zëdhënësin Buzhala për të mësuar se pse vazhdon të jetë gjendja e njëjtë edhe sot. Ai ka thënë se do të kthejë përgjigje pasi t’i shoh fotografitë që ka siguruar Koha. Koha.net është në pritje të përgjigjes.
{gallery}