Seanca për ish-ministrin e Punëve të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, e paraparë për sot, është shtyrë.
Florjan Kalaja, gjyqtari që u caktua dje si pjesë e trupës gjyqësore ka kërkuar kohë të njihet me aktet.
Kalaja u vendos pas dorëheqjes së Daniela Shirkës, në prag të mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Prokuroria nisi hetimin ndaj Saimir Tahirit pas disa përgjimeve telefonike në Itali të grupit “Habilaj”.
Ish-ministri u akuzua për “trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, por ato u rrëzuan nga gjykata.
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ish-ministri Tahiri kërkon të shpallet i pafajshëm, kurse Prokuroria pretendon dënim për trafik droge. /euronews
-
Lirohet nga burgu Saimir Tahiri
-
Ish-ministri Saimir Tahiri transferohet në burgun e Lushnjës
-
Apeli vërteton dënimin me burgim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri
-
Sot mbahet seancë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim në administrimin e drejtësisë
-
Tahiri: Kurti po mundohet ta heqë vëmendjen nga përplasja me Osmanin e ta çorientojë opozitën