Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i cili po vuan dënimin prej 3 vjetësh e 4 muajsh, është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës. Transferimi është kryer pas kërkesës së familjarëve të tij, shkruan Euronews të enjten.
Ish-ministri i Brendshëm qëndron në qeli që prej muajit shkurt kur u dënua nga apeli i GJKKO-së, me 40 muaj burgim për shpërdorim të detyrës.
Më herët Tahiri kërkoi pezullimin e dënimit me burgim në gjykatën e lartë me arsyetimin se i rrezikohet jeta, kërkesë që u refuzua.
Ish-ministri ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësisë, pasi SPAK ka ankimuar vendimin e Apelit, duke kërkuar që ai të dënohet jo për shpërdorim detyre por trafik droge dhe grup kriminal.
-
Lirohet nga burgu Saimir Tahiri
-
Apeli vërteton dënimin me burgim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri
-
Shtyhet seanca për gjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri
-
Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani
-
Ish-sekretari dhe ish-shefi i prokurimit të MI-së lirohen nga akuzat për korrupsion