Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet seanca fillestare ndaj ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa

Në Gjykatën Themelore në Pejë, nuk është mbajtur seanca fillestare ndaj ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa, dhe 38 të akuzuarve, përfshirë zyrtarë e biznesmenë nga kjo komunë.

nga të akuzuarit nuk ka munguar, por gati 30 prej tyre nuk kanë pasur avokatë dhe shumica janë deklaruar se nuk kanë mundësi për të angazhuar një të tillë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithëse pat propozime që të vazhdohet pa ta, gjyqtari Sylë Lokaj shpjegoi se një gjë e tillë nuk është e mundshme, ndërsa do t’u caktohen në bazë të detyrës zyrtare.

Disa prej avokatëve të pranishëm janë ankuar se prokurori nuk ua ka ofruar të gjitha provat në dispozicion, përfshirë aktvendimin për fillimin e hetimeve, aktvendimin për angazhimin e ekspertit të prokurimit dhe ekspertizën e tij.

Gjithashtu është kërkuar urdhëresa për përgjimin e numrave të telefonit, megjithëse prokurori special, Agron Bajrami, insistoi se të gjithë mbrojtësve u janë ofruar provat në dispozicion.