Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata në Pejë s’ka gatishmëri ta gjykojë Qemajl Mustafën, thotë Prokuroria Speciale

Vendimi i Gjykatës Themelore të Pejës për të hedhur poshtë 16 prej 18 pikave të aktakuzës kundër ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, dhe 38 të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar, sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, dëshmon për mosgatishmërinë e Gjykatës për të gjykuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë shqetësim Prokuroria e ka paraqitur në ankesën që e ka dorëzuar në Gjykatë të Apelit kundër vendimit të shkallës së parë. Ajo po pretendon se Gjykata ka nxjerrë vendim jo të drejtë dhe të njëanshëm. Kështu, i ka kërkuar Apelit që vendimin ta hedhë poshtë dhe rastin ta kthejë në rigjykim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria pati ngritur aktakuzë kundër Mustafës dhe të tjerëve për vepra penale, që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe për shpërdorim të detyrës zyrtare. Aktakuza është mbështetur në 18 pika ose dispozitiva.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.