Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, dhe 38 të akuzuarit e tjerë do të ballafaqohen sërish me aktakuzën e ngritur kundër tyre nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë të premte, Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim dhe e ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Themelore të Pejës, e cila javë më parë e pati rrëzuar pjesën dërrmuese të aktakuzës. Më konkretisht, kjo e fundit i pati hedhur poshtë 16 prej 18 pikave të aktakuzës.
Shkalla e dytë e ka konsideruar të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale kundër këtij vendimi dhe ka urdhëruar që të fillojë procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për të gjitha pikat e aktakuzës, pa përjashtim... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Bien poshtë 16 nga 18 pikat e aktakuzës kundër Qemajl Mustafës dhe të tjerëve
-
Kërkohet korrigjimi i aktakuzës ndaj Qemajl Mustafës ose do të hidhet poshtë
-
Mustafa dhe 35 të tjerë lirohen nga akuza për korrupsion me tenderë në Gjilan
-
Apeli: Ka prova të mjaftueshme për krim të organizuar nga ish-kryetari i Gjilanit dhe 38 të tjerët
-
Ish-kryetari i Gjilanit rikthehet në bankën e të akuzuarve