Prishtinë, 20 janar (Ekonomia Online) - Seanca për rastin e hapjes së konkursit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas shkarkimit të Rashit Qalajt, është shtyrë për datën 3 shkurt, raporton Eknomia Online.
Në seancën gjyqësore të mbajtur të mërkurën, avokati i Rashit Qalajt, Adem Vokshi ka thënë se tërheqë kërkesën për mbajtje të seancës në mungesë.
“Kundërpropozuesi i parë dhe ai i dytë kanë propozuar ftesat në mënyrë të rregullt. Njëra palë është ftuar më 8 janar 2021. Kurse kundërpropozuesja e dytë s’ka provë që është ftuar në mënyrë të rregullt” tha gjyqtarja e rastit.
“Tërheq propozimin e mbajtjes së seancës në mungesë” tha Vokshi.
Ndërsa, Saranda Bogaj – Sheremeti, gjyqtare tha se Gjykata merr aktvendim që seanca e radhës të caktohet më datë 3 shkurt në ora 14:00.
-
Qalaj zgjeron padinë, më 20 janar seancë për bllokimin ose jo të konkursit për drejtor të Policisë
-
Policia nuk ia aprovoi dorëheqjen, rrezikohet kandidatura e Qalajt për deputet
-
Apeli konsideron se Qalaj nuk është shkarkuar, por është liruar nga detyra, ligji thotë së është e njëjta gjë
-
Qeveria kërkon përjashtimin e gjyqtares që vendosi për padinë e Rashit Qalajt
-
Pas padisë së Qalajt, Gjykata “bllokon” zgjedhjen e drejtorit të ri