Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet miratimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi nuk e ka miratuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit për shkak se Inspektorati nuk ua ka dërguar rekomandimet e tyre për t’i përfshirë në projektligj.

Rekomandimet e Inspektoratit kanë pasur të bëjnë rreth nenit të projektligjit i cili flet për gjobat që mund t’i shqiptojë Inspektorati i Arsimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se është e papërgjegjshme kërkesa e drejtorit të Inspektoratit, Dëfrim Gashi, që komisioni t’i presë edhe tri ditë për të shqyrtuar propozimet e tyre.

Edhe anëtarja e Komisionit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, e ka quajtur të papranueshme kërkesën e drejtorit të Inspektoratit drejtuar Komisionit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)