Drejtoria e Arsimit në Komunën e Malishevës ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar pas reshjeve të dendura të shiut, është marrë vendim që të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më datën 12 janar.
“Duke u bazuar në parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës për përkeqësimin e motit dhe gjithashtu bazuar në gjendjen në terren në komunën tonë, e cila po rëndohet për shkak të reshura të shumta të shiut dhe bazuar në vërshimet, të cilat kanë përfshirë pothuajse çdo vendbanim të komunës sonë, ju njoftojmë se fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri me datën 12 janar 2026”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit ditët e humbura do të kompensohen gjatë muajve në vijim.