Departamenti i Tatimit në Pronë pranë Ministrisë së Financave njoftoi se ka shtyrë datën e pagesës për dy muaj për këstin e parë të tatimit në pronë.
Për këtë vit ishte planifikuar që kësti i parë të paguhej deri më sot, por me vendim të ri tashmë data shtyhet deri më 28 qershor.
Arsyeja për këtë shtyrje besohet te jetë teknike pasi ka pasur vonesa në lëshimin faturave të tatimi në pronë. Gjithashtu, njoftohet se reformat që janë ndërmarra kanë sjellë vështirësi edhe të natyrave të tjera.
Data e fundit për ankesë për vitin 2019 është 31 maji.
Ndërsa, data për pagesë të këstit të dytë të tatimit në pronë është 30 shtator 2019.
Artikuj të ngjashëm
-
MF-ja shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026
-
Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën
-
Komuna e Prishtinës ua rikujton tatimpaguesve, 30 shtatori data e fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit
-
Një javë afat për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës njofton për ndryshimin e afateve për pagesat të tatimit në pronë