Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës ua rikujton tatimpaguesve, 30 shtatori data e fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit

Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës përmes një njoftimi ua ka kujtuar tatimpaguesve se data e fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit është 30 shtatori.

Kjo Drejtori po ashtu rikujton se Ministria e Financave dhe Transfereve, me vendim ka suspenduar aplikimin e gjobës dhe interesit mbi tatimin e vlerësuar për vitin 2020 , deri me 31 dhjetor.

Kjo nuk vlen edhe për obligimet e pakryera për vitet paraprake! Interesi (kamata) do të aplikohet për çdo muaj të vonesës për mospagesë.

Faturën e tatimit në pronë mund ta merrni;

· Duke vizituar faqen e Komunës së Prishtinës https://prishtinaonline.com/shtyp-faturen-e-tatimit-ne-prone ! Shkarko faturën duke klikuar në butonin “fatura.tatimineprone-rks.org/ (https://tatimineprone-rks.org/fatura/) dhe “si të paguaj online”?

Edhe Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën Arbëri Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën

· E-Kioska, (pa pagesë, falas), dhe

· Shkarko faturën e tatimit në pronë në telefonin tuaj, pa pasur nevojë të shtypni faturën, dhe drejtohuni për pagesë në pikat e postës së Kosovës, banka, apo institucione të tjera financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Tatimin në pronë mund ta paguani në:

· Bankë, apo në institucione financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës,

· “E-banking”, *përcjellin procedurat e-banking të bankës tuaj dhe

· zyrat postare.

Tatimin në pronë mund të paguani edhe nëse jetoni jashtë Kosovës!

Edhe MF-ja shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026 Arbëri MF-ja shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026

Për më shumë vizito faqen e Komunës https://prishtinaonline.com/shtyp-faturen-e-tatimit-ne-prone , kliko në butonin “SHTYP FATURËN E TATIMIT NË PONË” (https://tatimineprone-rks.org/fatura/), dhe “

https://tatimineprone-rks.org/paguaj/jetoni-jashte-kosoves/si-te-paguani-tatimin-nese-jetoni-jashte-vendit/