Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar shtetin e Iowas për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Osmani ka thënë se për këtë veprim i është mirënjohëse Guvernatorit të Iowas, Kim Reynolds dhe Sekretarit të shtetit, Paul Pate.
Ajo ka thënë se miqësia dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcohet edhe më shumë.
“Faleminderit që na u bashkuat për të ngritur lart flamurin tonë dhe për të festuar miqësinë tonë të qëndrueshme dhe partneritetin strategjik, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë dita ditës”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Grateful to @IAGovernor Kim Reynolds & @IowaSOS Paul Pate for recognizing February 17 as ?? Independence Day in Iowa!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 13, 2024
Thank you for joining us in raising our flag high & celebrating our enduring friendship and strategic partnership, which we’ll continue to strengthen day by day. pic.twitter.com/b4G8hHHOXa
-
Washingtoni e zyrtarizon 17 shkurtin si Dita e Pavarësisë së Kosovës
-
Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit
-
Liderët botërorë urojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Osmani ia kërkon Papa Leonit njohjen e pavarësisë së Kosovës
-
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Njohja reciproke hap kapitull të ri mes dy shteteve