Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shteteve të pasura u bëhet thirrje të dhurojnë vaksinat kundër COVID-19

Miliona vaksina kundër koronavirusit mund të humbin nëse shtetet e pasura nuk i shpërndajnë dozat për vendet më të varfra, ka paralajmëruar UNICEF-i.

Organizata humanitare e Kombeve të Bashkuara ka thënë se bota ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm përgjatë vitit, sepse vendet e varfra nuk po i kanë burimet që t’i përdorin të gjitha përnjëherë.

Shumë shtete të fuqishme janë zotuar për dhurim të dozave – por atyre u është bërë thirrje që këtë ta bëjnë më herët se që ishte paralajmëruar.

UNICEF-i, bashkë me yje botërore të artit e sportit, i kanë dërguar një letër shtatë shteteve më të pasura në botë duke u kërkuar që të dhurojnë 20 për qind të vaksinave të tyre deri në muajin gusht.

“Pandemia s’do të përfundojë askund përderisa t’i jepet fund çdo kund”, ka thënë ish-ylli i futbollit, David Beckham.

Edhe Donacionet me vaksina për vendet e varfra nuk funksionuan sipas planit Botë Donacionet me vaksina për vendet e varfra nuk funksionuan sipas planit

Shtetet e pasura i prijnë listës së porosive të dozave të vaksinave. Shtetet e varfra shpresat i kanë të varura në programin “COVAX”, që furnizohet edhe nga shtetet e pasura.

Të gjitha shtetet e G7-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Italia, Franca e Japonia janë zotuar për ndihmë.