Krerët e katër institucioneve kryesore ndërkombëtare u bënë thirrje udhëheqësve botërorë që të investojnë miliarda dollarë, për të siguruar edhe qasjen e vendeve në zhvillim në vaksinat kundër koronavirusit.
Në një opinion të publikuar në gazetën Ëashington Post, udhëheqësit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatës Botërore të Tregtisë thanë se qasja jo e barabartë midis vendeve të pasura dhe vendeve në zhvillim, mund të çojë në shfaqjen e më shumë varianteve të koronavirusit, që kanë nxitur tashmë shpërthime vdekjeprurëse në botën në zhvillim.
“Është bërë mjaft e qartë se nuk do të ketë shërim nga pandemia COVID-19 pa i dhënë fund krizës shëndetësore” raporton Rel.
“Shpërndarja e pabarabartë e vaksinave po lë miliona njerëz të cenueshëm nga virusi dhe bën që të shfaqen variante vdekjeprurëse”, thanë katër udhëheqësit.
Duke folur të martën në një konferencë shtypi, ata gjithashtu i bënë thirrje grupit të vendeve më të industrializuara G7, që të financojë një program prej 50 miliardë dollarësh, për të rritur qasjen e vendeve të varfra në vaksina.
Edhe
Pritet që vendet e G7-s të dhurojnë 1 miliard vaksina
Një takim i nivelit të lartë të G7-së do të mbahet këtë muaj në Mbretërinë e Bashkuar.
Injeksionet e parave “do të na ndihmonin të rrisim diagnostikimin, trajtimet, prodhimet e oksigjenit, pajisjeve mjekësore dhe vaksinave”, u tha gazetarëve shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
-
Shteteve të pasura u bëhet thirrje të dhurojnë vaksinat kundër COVID-19
-
Macroni kërkon nga fuqitë e mëdha që 5% të vaksinave të tyre t’ua shpërndajnë vendeve të varfra
-
Omicron: OBSH-ja shqetësohet se shtetet e pasura do t'i ruajnë për vete vaksinat
-
OBSH-ja i bën thirrje G20-s që të angazhohet për t'i dhënë fund pandemisë