Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtëpia unike e shekullit 19 në Gjilan

I takon shekullit 19. Edhe pse mjaft e vjetër, që nga ndërtimi ajo e ruan ende funksionin e saj të banimit.

Kjo është njëra ndër shtëpitë më të vjetra që ka Gjilani, e që tani është pronë e Zekirja Abdullahut.

Ndërtimi i saj është realizuar me gurë, qerpiç e dru.

Që në hyrje zgjon kureshtjen e secilit për të parë çdo cep të shtëpisë.

Katet e shtëpisë kanë karakteristika të ndryshme, e për këtë më së miri di të tregojë Shefqet Mehmeti.

Edhe Kulla gati dyshekullore në Gjilan – monumenti i radhës që merr flakë Kulturë Kulla gati dyshekullore në Gjilan – monumenti i radhës që merr flakë

Në katin e dytë enterieri i shtëpisë është më elitar.

I gjithë tavani është i punuar me dorë, e ajo që e bën më të veçantë është dekorimi i saj në forma të ndryshme.

Dhomat e shtëpisë ofronin shumë mundësi. Secila prej tyre ka një oxhak më vete.

E me kalimin e kohës disa nga pronarët kanë bërë ca ndryshime duke mbyllur banjat brenda dhomave, por pa bërë ndryshime të mëdha.

Në katin e dytë të shtëpisë kishte një hapësirë, e cila ishte më e veçantë nga të gjitha.

Edhe Digjet shtëpia 200-vjeçare në Gjilan, ishte nën mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore Kronikë Digjet shtëpia 200-vjeçare në Gjilan, ishte nën mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore

Për shkak të cilësisë së ndërtimit, thuhet se ky objekt mund të përballojë edhe tërmete të mëdha.

Kjo shtëpi tashmë është monument i trashëgimisë kulturore në Komunën e Gjilanit.