Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet shtëpia 200-vjeçare në Gjilan, ishte nën mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore

Djegie e shtëpisë

Foto: Ilustrim

Një shtëpi e vjetër rreth 200-vjeçare në Gjilan, e cila ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore, është djegur të shtunën.

Policia ka njoftuar të dielën se rasti është raportuar nga vëllai i pronarit të shtëpisë, sipas të cilit, flaka shtëpisë i është vënë nga një njeri.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.