Komuna e Gjilanit njoftoi sot se ka shënuar edhe një hap përpara në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht krijimin e urave lidhëse mes shkollave të Gjilanit dhe atyre të Bursës në Turqi.
Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se është bërë binjakëzimi i shtatë shkollave të Gjilanit me shtatë shkolla të fushës së njëjtë të Bursës.
“Së bashku me drejtorin e arsimit në Bursa, Gurhan Çokgezer, kemi nënshkruar marrëveshje binjakëzimi mes shkollave tona me qëllimin që nxënësit dhe mësimdhënësit të bashkëpunojmë për ngritje të cilësisë në mësim, shkëmbimin e përvojave, por edhe krijimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të projekteve të përbashkëta”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.
Shkollat nga Gjilani të cilat janë binjakëzuar janë: Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, pastaj shkolla “Abaz Ajeti”, “Sadulla Brestovci”, “Vatra e Diturisë”, “Zija Shemsiu”, “Nazim Hikmet” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Arbëria”.
-
Hyseni: Shkollave të Gjilanit do t’u shtohen pesë terrene sportive
-
Në Prizren organizohet shkollë verore për 350 nxënës
-
Rrahje mes profesorit dhe nxënësit në një shkollë të mesme në Gjilan
-
Shkolla e vjetër e Prishtinës ku mësojnë bashkë shqiptarët e turqit
-
Gjilani nis shpërndarjen e librave falas për mbi 12 mijë nxënës