Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ata biseduan rreth thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të dyja shteteve me theks të veçantë rreth punësimit sezonal të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë. Të dy u dakorduan për avancim të procesit sa i përket punësimit sezonal.
U fol edhe rreth marrëveshjes bilaterale për sigurime sociale në mes të Kosovës dhe Kroacisë, marrëveshje për të cilën është marrë iniciativa për nisje të negociatave.
Artikuj të ngjashëm
-
Shikohen mundësitë për punësimin sezonal të kosovarëve në Turqi
-
Bislimi flet për zhvillimet në Kosovë me ambasadoren e Kroacisë
-
Plenkoviq: Kroacia i ofron mbështetje të fortë Kosovës në rrugën evropiane
-
Kosova e Kroacia me marrëveshje për siguri
-
Kosova e Kroacia për fuqizim të bashkëpunimit në shëndetësi