Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi.
Ai ka takuar ministren e Punës dhe Sigurimeve Sociale, Zhylide Sarieroglu dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e Turqisë dhënë Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSarieroglu i ofroi Ministrit Reçica bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave. Republika e Turqisë ka një përvojë shumë të madhe dhe një model shumë të mirë, të cilin e ka realizuar për zbutje të papunësisë në vend, përmes aftësimit profesional dhe edukimit në vendin e punës.
Reçica kërkoi të shikohen edhe mundësitë e bashkëpunimit në aspektin e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës në Turqi.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Sociale të Republikës së Turqisë, për të mundësuar bashkëpunimin në fusha të veçanta, me rëndësi për të dyja vendet tona.