Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë njoftojnë me plot ngazëllim se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA), bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.
Tutje thuhet se KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.
Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KPA-ja uron të gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu: “Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!”.
- Në 250-vjetorin e pavarësisë të rikujtohet se pa Amerikën as Evropa s'do të ishte e lirë
-
Washingtoni e zyrtarizon 17 shkurtin si Dita e Pavarësisë së Kosovës
-
Trumpi uron Shqipërinë
-
NATO-ja uron 28 Nëntorin: Bashkohuni për të festuar me aleatin tonë
-
KFOR-i uron 28 Nëntorin: Gëzuar ditën kombëtare të aleatëve tanë shqiptarë