Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptarët në Suedi i kërkojnë Thaçit dorëheqje, duan të ndalet në idenë për kufijtë me Serbinë

Dhjetëra qytetarë shqiptarë që jetojnë në Suedi, janë mbledhur mesditën e së dielës para Ambasadës së Kosovës në Stokholm, për të kundërshtuar idenë e lanësuar së fundi nga presidenti Hashim Thaçi, për “korrigjim të kufirit” me Serbinë.

Të pajisur me simbole kombëtare, e me pankarta në duar ata kanë protestuar për mënyrën se si Thaçi po synon t’i jap fund zgjidhjes së mosmarrëveshjeve shekullore me Serbinë.

“Hashim ik”, “Jo ndarje”, “Dorëheqja nuk mjafton”, kanë qenë vetëm disa nga parullat që ata i kanë mbajtur mbajnë në duar. Ata janë shprehur të shqetësuar me politikën aktuale në Kosovë dhe siç thonë janë kundër veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Politikat e tyre janë në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e bashkëatdhetarëve.

Nga Suedia, Thaçit i është kërkuar dorëheqja apo shkarkimi i tij, derisa është bërë thirrje për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Edhe Protestohet në mbështetje të Kosovës para Ambasadës serbe në Tiranë Arbëri Protestohet në mbështetje të Kosovës para Ambasadës serbe në Tiranë

Organizatorët kishin akuzuar ditë më parë ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Kosovës në Suedi, Sedat Burrniku, se po tentonte që të pengonte protestën, dhe kësisoj po përçante shqiptarët e diasporës në Suedi.

{gallery}