Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar një ministri për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë. Madje ministrinë ia kanë kërkuar direkt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet në Serbi.
Është kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi që ka bërë të ditur kërkesën për një ministri për shqiptarët në Qeverinë e Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kësaj radhe ndryshe. Sot ia bëmë të qartë presidentit Vuçiq qëndrimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse ai dëshiron t’i tregojë botës sa evropian janë si popull, është momenti i duhur ta vërtetojë me vepra. Jo më me fjalë”, ka shkruar Arifi në “facebook”. Ai ka paraqitur kushtet që i janë prezantuar Vuçiqit.
“Ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal; Ndihmësministrin e Ekonomisë; Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit; kryetarin e Trupit Koordinues. Presim përgjigje”, ka shkruar Arifi.
Postimi i tij është përcjellë edhe nga sajti “b92.net”. Sipas këtij sajti, një delegacion i partive shqiptare, përkatësisht i koalicionit të partive shqiptare, të martën ka pasur takim me presidentin e Serbisë në Beograd.