Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha se Kosova duhet që ta bëjë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, por gjithmonë në koordinim më partnerët ndërkombëtarë.
Ajo, gjatë një vizite që i ka bërë Ministrisë së FSK-së, ka thënë që do të mbështesin Kosovën dhe Forcën e saj të Sigurisë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Ndërsa, ministri i FSK-së ka njoftuar homologen e tij rreth objektivave që ka kjo forcë.
Gjatë ditës, Xhaçka është takuar edhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Me ta, ajo ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve, veçanërisht mbrojtjen dhe sigurinë.

-
Xhaçka: Ushtria e Kosovës të formohet me ndryshime kushtetuese
-
Meta priti ministrin e FSK-së, mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës
-
FSK-ja kërkon nga NATO-ja dhe miqtë ta bindin Listën Serbe për ta votuar ushtrinë
-
Sipas Shalës, FSK-ja do të bëhet ushtri me ose pa ndryshime kushtetuese
-
Deputetët duan që Thaçi e Haradinaj të nisin bisedat për bërjen e Ushtrisë