Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Sigurinë dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haxhi Shala, është shprehur i bindur se Kosova së shpejti do ta ketë ushtrinë e vet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, deputeti i Nismës ka shprehur optimizëm se me një lobim të institucioneve tona dhe të bashkësisë ndërkombëtare do të arrihet tek një marrëveshje që ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ushtrinë të përkrahen edhe nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.
Por, sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kosova transformimin e FSK-së në ushtri do ta bëjë përmes ligjit, duke ia ndërruar misionin dhe duke i dhënë kompetenca shtesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi premton themelimin e ushtrisë këtë vit - pas trysnisë ndërkombëtare mbi Serbinë
-
Përkrahja dhe përplasja për “Ushtrinë”
-
Haxhi Shala: Për Ushtrinë vazhdojmë partneritetin me NATO-n
-
Shala thotë se Kosova s’ka pse të frikësohet nga deklaratat e Serbisë për luftë
-
Veseli: Këtë vit do ta kemi Ushtrinë e Kosovës