Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja kërkon nga NATO-ja dhe miqtë ta bindin Listën Serbe për ta votuar ushtrinë

Kosova edhe zyrtarisht ka kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës për ta bindur Listën Serbe për transformimin e FSK-së.

Ministri i Forcës, Rrustem Berisha, e ka bërë këtë kërkesë në konferencën “FSK-ja dhe Partnerët”, ku ka kërkuar përfshirjen e tyre në përpjekjet për bindjen e Listës Serbe që të jetë pjesë e transformimit të FSK-së, në mënyrë që forca të mos jetë vetëm konsumues i sigurisë por dhe kontribuues proaktiv i saj, raporton KTV.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se Kosova është shtëpi e të gjitha komuniteteve, andaj edhe shndërrimi i saj në ushtri do të jetë në favor të sigurisë së tyre.

“Duhet të duartrokitet fakti se është shtëpia e serbëve të Kosovës dhe të kosovarëve në veri të vendit. Kemi kaluar nëpër vështirësi në të shkuarën dhe tani ne po e rikthejmë besimin. Tranzicioni i forcës sonë dhe mandati konstitucional i saj, nuk do t’a ndryshonte themelin tonë, nuk do ta ndryshonte as misionin e as vizionin e shoqërisë sonë”, ka thënë Haradinaj.

Mbështetje për krijimin e një force multietnike në Kosovë ka dhënë edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Salvatore Cuoci.

Edhe Haradinaj e sheh FSK-në partnere të NATO-s dhe të rajonit Arbëri Haradinaj e sheh FSK-në partnere të NATO-s dhe të rajonit

Ai ka përmendur aktivitetet e përbashkëta me Forcën, e të cilat, sipas tij, janë provë e profesionalizimit të FSK-së.

Konferenca “FSK dhe partnerët”, do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018, midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019/2020.