Autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.
Ndërkaq, deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se ky transformim po ndodhë në një “kohë të papërshtatshme”, shihen si reflektim i qëndrimeve të disa vendeve anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar të premten se nuk ka asnjë dilemë rreth votimit të tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, më 14 dhjetor.
“NATO është organizatë e disa vendeve të sigurisë dhe mendimi i një anëtari të NATO-s nuk kthehet në vendim, në fakt vendimet merren vetëm kur të gjithë janë dakord, kështu që ne nuk na pengon puna me NATO-n. Nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga të tjerët kjo nuk ndryshon asgjë”, theksoi Haradinaj.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë
-
Haradinaj rithekson se ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor
-
Transformimi i FSK-së në Ushtri vazhdon, me gjithë vërejtjen e NATO-s
-
Haradinaj: FSK-ja e gatshme t’i bashkohet NATO-s
-
Stoltenberg: Transformi i i FSK-së është çështje e Kosovës, por vendimi s’u mor në kohën e duhur
-
Stoltenbergu i telefonon sërish Haradinajt për Ushtrinë e Kosovës