Tiranë, 17 dhjetor - Në vijim të mbështetjes së drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi, bëri me dije se është vendosur mbështetja financiare për blerjen e pajisjeve për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë dhe rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në fshatin Konçul.
Gjithashtu, sikurse thekson Cakaj mbështetja do të ofrohet edhe në pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për çdo grupmoshë në Preshevë, Bujanoc dhe për shkollat shqipe në Medvegjë.
Kryediplomati Cakaj nëpërmjet reagimit edhe një herë shprehu angazhimin e tij të plotë për vazhdimësinë e të gjithë projekteve të nevojshme për përmirësimin e jetesës së shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
“Ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore ‘Sami Frashëri’ në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në bibliotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë. Puna jonë e përbashkët, natyrisht, vazhdon”, shprehet Cakaj në reagim/ATSH.
-
Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në SHBA e BE
-
Cakaj i telefonon Pejçinoviqit për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
-
Media ruse bëjnë intriga: Tirana vendos tentakulat në Serbinë e Jugut
-
Shqipëria financon hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë
-
Paralajmërohet hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Preshevë