Pak javë pas takimit të tre ministrave të Mjedisit: Shqiptar, Kroat dhe Malazez në Dubrovnik, vjen hapi i parë për shmangien e ndotjes së detit Adriatik.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Europës së Punëve të Jashtme të Kroacisë, Maria Pejçinoviq Burik, dhe koordinatori i OKB në Shqipëri Brian Williams.
Marrëveshja parashikon menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe në porte. Ministri Klosi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Qeveria kroate dhe OKB.
Blendi Klosi: "Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm faza e parë projektuese për të menaxhuar shumë herë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det, duke i pastruar ato. Për të pasur mundësi që e gjitha kjo të jetë pjesë e procesit tonë "clean and green 2020", apo pjesë e projektit "Të pastrojmë Shqipërinë që duam", pasi është shumë e nevojshme për hapjen e sezonit turistik ne të kemi një situatë shumë më të pastër"
Koordinatori i UNDP Brian Williams vlerësoi marrëveshjen si një shembull të përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare. Projekti, i financuar nga qeveria kroate dhe zbatuar nga UNDP ka për qëllim krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të ndotjes së mjedisit detar, por edhe menaxhimin e emergjencave.
-
Kroacia, Shqipëria e Mali i Zi diskutojnë rrugët për pastrimin e Adriatikut
-
Shqipëria e Serbia pajtohen të thellojnë bashkëpunimin
-
Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për promovimin e turizmit dhe heqjen e taksës në Rrugën e Kombit
-
Klosi: Të bashkërendojmë turizmin për 12 muaj në Kosovë e Shqipëri
-
Ministrat Krasniqi dhe Klosi me propozim për pako të përbashkët turistike