Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria e nervozuar me Britaninë për emigrantët

Një dështim i supozuar i Qeverisë së Britanisë për të ndarë me Qeverinë e Shqipërisë rrugët që po shfrytëzohen nga emigrantët shqiptarë që ikin drejt Britanisë, po fajësohet për dështim në përpjekjet për të ndaluar ikjet nëpërmjet kufirit detar Francë-Britani.

Burimet nga Qeveria në Tiranë kanë thënë për “The Guardian” se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të marrë informata nga Britania e Madhe për ata që udhëtojnë në anije të vogla, por që s’ka marrë përgjigje.

Një arsye potenciale për mosdhënien e informatave nga Qeveria britanike mund të jetë marrëveshja e vitit 2021, për dëbimet e përshpejtuara të atyre që kanë hyrë ilegalisht. Marrëveshja ndalon dhënien e informatave “nëse shkëmbimi, përdorimi apo zbulimi i mëtejmë” nënkupton që u është dhënë atyre nga të cilët njerëzit po ikin.

“Kemi bërë gjithçka që është kërkuar nga ne”, ka thënë ky burim i Qeverisë shqiptare. “Një gjë që kemi kërkuar nga miqtë britanikë ishte që të na japin informacione për 140 mijë shqiptarët që jetojnë në Britani. Britania e Madhe i ka informatat mbi këto rrugë”.

Më shumë se 38 mijë imigrantë kanë hyrë në Britani me varka të vogla nëpërmjet kanalit sivjet. Rreth 12 mijë prej tyre raportohet se janë shqiptarë, krahasuar me 800 sa ishin vitin e shkuar.

Sipas burimeve nga Tirana zyrtare, Qeveria e Shqipërisë është shprehur e frustruar me mungesën e bashkëpunimit. Shqipëria u ka dhënë qasje zyrtarëve britanikë dhe ata vazhdimisht i përcjellin udhëtarët që largohen nga Shqipëria nëpërmjet aeroplanëve. Sipas burimeve, një nga shumë rrugë që janë shfrytëzuar në grupe nga shqiptarët që kanë ikur drejt Britanisë, ishte edhe kalimi në Kosovë pastaj me autobus drejt Gjermanisë dhe me tren drejt Francës. “Ata s’bëjnë asgjë ilegale derisa hipin në varka të vogla”, ka thënë burimi.

Edhe Për pak ditë Britania do të nisë t’i dëbojë drejt Francës emigrantët e paligjshëm Botë 11 muaj më parë Për pak ditë Britania do të nisë t’i dëbojë drejt Francës emigrantët e paligjshëm

Frustrimi më i madh në Tiranë është dështimi i Qeverisë së Britanisë për të implementuar marrëveshjen për dëbim të shpejtë të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet vendeve të sigurta.

“Bëhet vazhdimisht e më e bezdisshme të dëgjosh se Shqipëria duhet të bëjë më shumë”, ka thënë burimi. “Ata do të ndaleshin po që se kuptojnë se përballen me rrezikun që do të kthehen menjëherë. Kjo ka funksionuar në Gjermani dhe Francë”.

Numri i shtetasve shqiptarë që po kërkojnë azil në Bashkim Evropian sivjet ishte 41 për qind më e ulët se më 2019, para pandemisë së COVID-19./TheGuardian