Këshilli i Ministrave miratoi sot disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe, ndër të cilat miratimin në parim të marrëveshjes kuadër, ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, për marrëdhëniet e ndërsjella në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare.
Në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave miratoi edhe propozimin e projektligjit “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin ‘Eficenca energjetike përmes sektorit bankar’, ratifikuar me ligjin nr.89/2015”.
Po ashtu, qeveria miratoi në parim edhe marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
-
Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi
-
Qeveria miraton propozimin për Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi
-
Mbledhje e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Qeveria miraton dy nisma bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut