Qeveria e Malit të Zi dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët të martën, më 3 korrik, në Shkodër, është bërë e ditur nga Qeveria në Podgoricë.
Sipas komunikatës, mbledhja e përbashkët është konfirmim i marrëdhënieve miqësore të të dyja vendeve, lidhjeve të forta mes popullit malazias dhe atij shqiptar, si dhe mundësi për hapjen e një dialogu rreth temave të shumta me interes të përbashkët, shkruan “Koha Ditore”.
Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Malit të Zi thuhet se kjo është mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë malaziase me një qeveri të një vendi tjetër.
Pas përfundimit të mbledhjes në Shkodër do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët e dy qeverive, marrëveshja për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në situatat emergjente, si dhe marrëveshja për hapjen e një kalimi të përbashkët kufitar për trafik ndërkombëtar në Zogaj.
Po ashtu, do të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e operacioneve tejkufitare në kuadër të misionit për mbrojtjen e hapësirës ajrore.
-
Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik
-
Qeveria mban mbledhje të hënën, në rend dite shpërblimi i futbollistëve dhe propozimi i dërgimit të FSK-së në Gazë
-
Pas katër vjetësh, Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri
-
Sivjet ushtrimi i përbashkët ushtarak me Kroacinë e Shqipërinë