Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë nënshkruar marrëveshjet bilaterale midis dy vendeve mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës, si dhe marrëveshjen për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Më pas, u nënshkruan nga ministrat përkatës të dy qeverive, marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë.
Marrëveshjet tjera të nënshkruara:
Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi.
Edhe
Shqipëria dhe Mali i Zi nesër do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi
Memorandum për bashkëpunimin për realizimin e projekteve të infrastrukturës.
Marrëveshje bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.
Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.
Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi.
Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025.
Edhe
Rama: Plani franko-gjerman për dialogun Kosovë- Serbi më i miri që ka qenë ndonjëherë
Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi.
Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi. /KSP