Më shumë se 1200 armë dhe mbi 300 mijë municione janë mbledhur nga Policia e Shtetit deri më tani, falë dorëzimit vullnetar që po vijon në gjithë vendin
Albert Dervishaj, shef i rendit në Policinë e Shtetit, thotë se kur nisi procesi, kishte mjaft skeptikë, të cilët mendonin se do të grumbulloheshin shumë pak armë.
“Procesi nisi me dorëzimin e 4-5 armëve në ditë, ndërsa sot dorëzohen mbi 20 armë dhe mijëra municione në ditë”.
Por, ashtu si ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri edhe uniformat blu mbështesin shtyrjen e amnistisë deri në fund të vitit dhe jo deri më 30 prill, që është në fuqi aktualisht.
“Mendoj se shtyrja e periudhës do t’i shërbente procesit dhe do na jepte mundësi që me heqjen e armëve ilegale të rritet edhe siguria publike”, u shpreh Dervishaj. Në ditët e fundit të detyrës, Saimir Tahiri tha se do t’i propozojë Parlamentit shtyrjen e amnistisë deri në muajin dhjetor, por ende nuk dihet nëse kanë nisur procedurat.
-
Aksion i ri në Shqipëri për mbledhjen e 325 mijë armëve, amnisti dhe masa
-
Më shumë se 250 mijë armë mbesin në duar të qytetarëve, çarmatosja synohet me fushatë
-
Danimarkë – Burri dorëzon në polici 80 armë zjarri, municion e granatë
-
Serbët dorëzojnë mijëra armë të paligjshme pas vrasjeve masive
-
Fushatë e Francës për dorëzimin e armëve pa leje