Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fushatë e Francës për dorëzimin e armëve pa leje

Qytetarët francezë kanë nisur t’i dorëzojnë armët pas fushatës shtetërore për dorëzimin e armëve të vjetra dhe të paregjistruara.

Autoritetet franceze besojnë se armët janë nëpër depo dhe datojnë që prej shekullit 20. Sipas vlerësimeve, janë deri në 6 milionë armë që jashtëligjshëm mbahen nga francezët. 80 deri në 90 për qind e këtyre armëve janë të trashëguara.

Fushata deri më tani ka qenë e suksesshme pasi janë dorëzuar rreth 1.6 milionë municion dhe 65 mijë armë.

Nuk do të ketë pasoja ligjore nëse armët dorëzohen deri më 2 dhjetor. Të gjitha armët e dorëzuara do të shkatërrohen.

Mirëpo shumë prej këtyre armëve që përmbajnë histori në vete do të ruhen dhe do të dërgohen nëpër muze.

Ndërkaq, ata që dëshirojnë të mbajnë këto armë do të duhet të marrin leje nga shteti. Numri i grave të vrara nga partnerët në vitet e fundit ka nxitur reagim publik dhe ka shtyrë autoritetet franceze që të organizojnë fushatën për mbledhjen e armëve.

Artikuj të ngjashëm