Raportimet e dy ditëve të fundit për ujë të helmuar në disa fshatra të Deçanit s’janë të vetmet kohëve të fundit në këtë rajon. Edhe në fillim të muajit qershor, qytetarë të fshatit Krushec ishin ankuar për kualitet të ujit, duke thënë se janë detyruar të marrin trajtim spitalor. Megjithatë, atë kohë, Kompania Rajonale “Hidro Drini” pati thënë se analizat kanë rezultuar që uji është në parametrat e standardeve të ujit të pijes.
Qe dy ditë, qindra qytetarë të Deçanit kanë kërkuar trajtim në Spitalin e Pejës. Ata, sipas mjekëve, kishin simptoma të njëjta, ndërsa u dyshua se uji i pijes ka qenë i helmuar. Për rastin Prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, të hënën ka thënë se sipas analizave të para janë gjetur dy mostra të dyshimta, por ka shtuar se nuk është gjetur helmim i ujit.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u shpreh se ka dyshime që “helmimi mund të jetë i qëllimshëm”. Ndërkaq, më 4 qershor, shqetësimet për ujë të helmuar ai i pati quajtur dezinformata.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, ju njoftoj se shqetësimi i krijuar ditë më parë se uji i pijes është i helmuar rezulton të jetë dezinformatë; pasi që Kompania Rajonale ‘Hidro Drini’ dega në Deçan përfaqësuar nga z.Petrit Januzaj i kanë bërë̈ analizat e ujit dhe ka rezultuar që uji të jetë në parametrat e standardeve të ujit të pijes”, thuhej në postimin e tij në Facebook, më 4 qershor.
Në këtë postim të tij, megjithatë kishte pasur disa komente të qytetarëve që ankoheshin se familjarët i kanë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, ju njoftoj se shqetësimi i krijuar ditë më parë se uji i pijes...
Posted by Bashkim Ramosaj on Friday, June 4, 2021
-
Lajçi: S’është vërtetuar se helmimet në Deçan ndodhën nga uji i pijshëm
-
Turbullimi i ujit në Deçan, rezultatet e analizave fiziko-kimike brenda kufijve
-
Lushaj: Në Deçan afro 2000 qytetarë ishin helmuar nga uji, ende nuk e konsumojmë ujin nga ujësjellësi
-
Ramosaj kërkon që Komuna të menaxhojë ujin e pijes në Deçan
-
Probleme me ujë e me Manastirin në Deçan