Pothuajse gjatë gjithë vitit e gjejmë në punishten e tij duke u kujdesur për bletët me të cilat e siguron mbijetesën e familjes, mirëpo bletaria nuk është pasioni i vetëm i Sefedin Thaçit nga fshati Krevenik i Hanit të Elezit.
Gjatë periudhës kohore të dimrit ai merret edhe me shpikje - një hobi të veçantë ku shënon rezultate po ashtu të veçanta, pasi që idetë e tij të bëhen realitet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me 673 euro, duke blerë pjesë të ndryshme të veturave, ai ka prodhuar një automjet që i ngjason llojit “Bagi”, e cila zhvillon shpejtësinë deri në 90 kilometra në orë, me një motor prej 125 kubikësh.
Motori i kësaj veture “Yamaha” është i modifikuar me një varg pajisjesh të tjera, të cilat ia mundësojnë zhvillimin normal duke shpenzuar 5 litra karburante të benzinës për 100 km.
Vetura fillimisht është destinuar për rrugë malore, mirëpo ajo tashti përdoret edhe për rrugë të asfaltuara derisa motori ka fuqi prej 7 kilovatësh, ndërkaq vozitja e kësaj veture është adrenalinë më vete dhe mjaft stabile... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vlerë milionëshe, lansohet supervetura shqiptare
-
Erdogani vozit “krenarinë e industrisë turke të veturave”
-
Rekord i ri botëror: Vetura e studentëve arrin shpejtësinë 100 km/h për 1.461 sekonda
-
Burri amerikan “zbulon” biçikletën elektrike pas shtrenjtimit të naftës
-
Tesla lanson veturën më të shpejtë të saj