Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Vlerë milionëshe, lansohet supervetura shqiptare

“Illyrian TSX” quhet makina që është e para e prodhuar nga shqiptarët. Është produkt i kompanisë Arrera Automobili, themelues i së cilës është Qëndrim Thaçi.

Vetura është lansuar në Torino të Italisë në një ekspozitë të enjten. Siç ka njoftuar kohë më parë Thaçi, që është edhe dizajnues i saj, vetura ka motor 3.0-litërsh ndërsa çmimi shkon deri në 1.7 milionë euro. Motori gjeneron deri 950 kuajfuqi.

Siç raportohet, vetura ka të kufizuar shpejtësinë në 375 kilometra për orë.

{gallery}

Në rrjete sociale, Thaçi ka thënë ditë më parë se vetura ruan veçoritë kyçe të “Arreras”: Aerodinamikën efektive, dinamikën e ngasjes dhe përsosmërinë në ngasje.

Edhe Prezantohet në Prishtinë vetura e parë shqiptare Auto Prezantohet në Prishtinë vetura e parë shqiptare

Hipervetura, që vë emrin e Kosovës në automobilizëm, peshon vetëm 1250 kilogramë.

Vetura pritet të rivalizojë kompanitë më të mëdha të botës.