Në Turqi ka një furi të madhe për modelin e ri vendas të veturave. Quhet Togg T10X, dhe modeli i parë tashmë ka dalë në rrugë.
Ajo u drejtua nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili nuk e fshehu entuziazmin për veturën e re nga prodhuesi vendas.
“Projekti u lansua në vitin 2019, kur ne shpallëm SUV-in tonë, dhe tani ju keni një version serik të një automjeti para jush. Kjo veturë do të na bëjë krenarë. Togg do të jetë një simbol i përparimit teknologjik të vendit tonë, zhvillimit ekonomik dhe prestigjit global. Ju do të shihni shumë prej tyre në rrugët tona”, ka thënë Erdogan.
Fakti që 177.400 klientë e kanë rezervuar atë në vetëm tre javë, flet shumë se sa interes ka për SUV-in elektrik turk, shkruan Daily Sabah. Padyshim një numër i respektueshëm për një kompani pa përvojë të mëparshme në prodhimin e veturave. Këtë vit, në vend të 12 mijë të planifikuar, do të prodhohen 20 mijë vetura.
Modeli fuqizohet nga një motor elektrik me një maksimum prej 218 kf, i cili mundëson performancë të mirë. Nga 0 në 100 km/h arrihet për 7.4 sekonda. Bateria mund të karikohet nga 20 deri në 80 për qind të kapacitetit në gjysmë ore.
Togg do të ofrojë edhe një version me dy motorë elektrikë, që përveç lëvizjes me të gjitha rrotat do të nënkuptonte një maksimum prej 435 kf. Në këtë rast, shpejtësia deri në 100 km/h arrihet për 4.8 sekonda.
Si duket vetura: