Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jetën në Maskollatë të Tropojës (në kufirin midis Shqipërisë e Malit të Zi) të cilët janë shpëtuar nga punonjësit e kantierit të kompanisë Gener 2, nën drejtimin e specialistit të sigurisë.
Turistët duke dashur të ndjekin shenjat e shtigjeve për hiking (ngjitje në mal) kanë përfunduar jashtë shtegut të sigurt të paracaktuar duke përfunduar në majën e një skarpate të rrezikshme prej 150 m larësi, në rrezik për jetën. Duke u gjetur në gjendje paniku turistët kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë.
Punonjësit e kompanisë Gener 2 u janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë të turistëve, duke vënë në dispozicion mjetet, angazhuar stafin dhe duke organizuar një evakuim të sigurt për ta. Gjatë operacionit të shpëtimit, turistet u zbritën me anë të një teleferiku të posaçëm të kompanisë dhe u dërguan në vend të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.
-
Policia shqiptare shpëton turisten polake që ishte bllokuar në Theth
-
Tre turistë të huaj shpëtohen nga policia, nxirren nga shkëmbinjtë në Himarë
-
Shpëtohen dy turistë nga mali i Korabit, kishin ngrënë bimë helmuese
-
Shpëtohen dy alpiniste pas disa orësh kërkimi në Bjeshkët e Sharrit
-
Zhduket një turist, Shërbimi i Kërkimit Malor të Kosovës pezullon përkohësisht kërkimin