Qytetarët dhe LDK-ja opozitare kanë kritikuar kompaninë publike “Ambienti” për shpërfillje të vendimit të Komunës për parkim veturash pa pagesë të dielën dhe gjatë festave.
Dimal Basha është njëri nga qytetarët që ka paguar të dielën për parkim.
“Pas vendimit të Komunës, të datës 5 shtator 2017, për lirimin e pagesës së parkingut publik, ndërmarrja publike “Ambienti” në Ferizaj po vazhdon të punojë në kundërshtim me vendimin e Komunës. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Herën e parë u kanë marrë para qytetarëve në ditë feste, që ka qenë e kundërligjshme. Pastaj më 3 mars të këtij viti, ditë e diele, janë detyruar qytetarët të paguajnë, prapë në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë Basha.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ndërtimi i parkingut në vend të parkut në Ferizaj kundërshtohet nga ambientalistët, shoqëria civile e opozita
-
Kundërshtohet shndërrimi i Parkut të Qytetit të Ferizajt në parking automjetesh
-
Ferizaj mbushet sërish me mbeturina
-
Ndërmarrjet kërkojnë rritje tarifash pa përmirësuar shërbimet
-
Pas 6 vjetësh shfuqizohet pëlqimi i lëshuar nga Ministria e Mjedisit për Planin Zhvillimor të Ferizajt