Shumë fshatra në Komunën e Dragashit ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes.
Por, disa prej tyre kanë ujë vetëm 4 orë në ditë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna e Dragashit, që nga viti 2016, ka ndarë mjete për fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, por edhe pas 3 vjetësh zvarritje të procesit të prokurimit dhe rishpalljeve të tenderit, ky institucion nuk ka arritur ta përmbyllë projektin dhe të fillojë punimet.
Për të shtatën herë me radhë, kjo komunë kishte anuluar njoftimin e kontratës në mars të këtij viti, pasi OSHP-ja kishte aprovuar ankesën e Operatorit Ekonomik “Puna” & “Info Plus”, të cilët ishin ankuar pasi fituesit e kontratës “NPN Alfa – Ing & Al – Trade shpk”, ishin shpallur të papërgjegjshëm nga OSHP-ja.
OSHP-ja kishte konstatuar se sërish kishte shkelje ligjore.
Vendimin e radhës, Komuna e Dragashit e ka marrë me 19 qershor, ku ka njoftuar për dhënien e kontratës për grupin e Operatorëve Ekonomikë “Fanaj Inxhinjering” dhe “Lala Shpk”.
Përderisa ky projekt parashihet të bëhet në tri faza dhe do të kushtojë 1.5 milion euro.