Vettingu fillon zyrtarisht dhe nis me trupën e Gjykatës Kushtetuese. Burimet i thanë Top Channel se në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti për të përzgjedhur 5 dosje gjykimi të çdo gjyqtari atje.
Vettingu nis me kryetarin e kësaj gjykate, Bashkim Dedja, i rizgjedhur pak javë më parë për një mandat të dytë dhe pas tij në sitë kalojnë edhe anëtarët Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProcesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.
Sipas të njëjtave burime, në total janë përzgjedhur 35 dosje të 7 gjyqtarëve kushtetues, të cilat pas vlerësimit nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do t’i përcillen me një relacion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Këto dosje i përkasin gjykimeve të vitit 2013-2016, ndërsa relacioni i inspektoratit të KLD do t’i bashkëngjitet relacionit të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive dhe Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar.
Nuk jepen detaje se sa do të zgjasë ky proces i rivlerësimit të gjyqtarëve kushtetues, ndërsa ditë më parë ky institucion festoi edhe 25-vjetorin.
Të pranishëm në ceremoni, krerët më të lartë të shtetit dhanë vlerësimet e tyre, madje edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë shumë i ashpër me njerëzit e sistemit të drejtësisë veçoi Gjykatën Kushtetuese, kur tha se “ky është institucioni i vetëm ku mund të hysh me kokën lart”. Një prej dosjeve që Rama veçoi ishte ajo që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë.