Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shoqëria civile kërkon nga Inspektorati i Punës t’i mbrojë punëtorët

Organizata “Avonet”, thotë se Inspektorati i Punës që menaxhohet nga niveli qendror gjatë vitit të kaluar një pjesë të madhe të bizneseve nuk i ka inspektuar fare.

Kjo organizatë thotë se në Komunën e Ferizajt në shumë raste po shkelen të drejtat e punëtorëve dhe po rrezikohet jeta e tyre.

Ata kanë përmendur rastin e fundit, kur një punëtor humbi jetën në projektin “Bashkimi i Qytetit” dhe lëndimin e rreth 40 punëtorëve nga shpërthimi i bombolës në një lokal.

“Inspektorati duhet të jetë më efikas në mbikëqyrjen e projekteve jo vetëm në “Bashkimin e Qytetit”, por për tërë projektet që ndodhin në regjionin e Ferizajt, por në të njëjtën kohë të rrisin edhe ndëshkimet ndaj operatorëve ekonomikë për ata të cilët nuk sigurohen apo nuk kanë marrë masa sigurie në punishtet e tyre dhe punë me të cilën kryhen”, thotë Kenan Gashi nga “Avonet”.

Sipas Gashit, në shumë biznese ndërtimore dhe afariste punëtorët nuk kanë fare kontrata të punës e nuk kanë pajisje me masa mbrojtëse dhe punojnë pa ndonjë orar të caktuar.

Edhe në Komunën e Ferizajt kanë thënë se mosefikasiteti i inspektorëve të punës nëpër biznese ndërtimore dhe nëpër lokale afariste po shkakton probleme serioze.

Edhe Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte, konsiderohen me rrezik për punëtorët Arbëri Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte, konsiderohen me rrezik për punëtorët

“Si duket në këtë pikë si shtet jemi paksa të brishtë. Jemi për forcimin e Inspektoratit, qoftë ai komunal apo i punës dhe kërkojmë nga institucionet e tjera qendrore që të bëjnë forcimin e inspektorateve jo vetëm me anë të ligjeve, por edhe me çdo kompetencë të mundshme”, tha Bekim Ademi, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

KOHA ka kontaktuar me shefin e Inspektoratit të Punës për rajonin e Ferizajt, Halil Hasani, por ai nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.

Në Komunën e Ferizajt janë të regjistruara rreth 12 mijë biznese të ndryshme.