Shoqata e afaristëve dhe zejtarëve “Esnaf” e Prizrenit u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse ta funksionalizojnë Parkun e Biznesit në këtë komunë në afatin sa më të shkurtër kohor.
Përfaqësues të kësaj shoqate kanë shprehur bindjen se një veprim i tillë shkon në favor të mbështetjes së prodhimit vendor.
Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, këto ditë, kanë theksuar se ka angazhime institucionale lidhur me këtë çështje dhe se pritet që aspektet procedurale të kryhen brenda një kohe të shkurtër.
Kryetari i “Esnafit”, Varis Xhejlani, ka pohuar se kjo shoqatë me aktivitetet e veta po përpiqet që ta promovojë prodhimin vendor, që sipas tij ka ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Bizneset propozojnë që në Parkun e Biznesit në Prizren të vendosen operatorët prodhues
-
Bizneset në Prizren kërkojnë ndihmë nga institucionet, Veseli akuzon Qeverinë
-
Zejtarët e afaristët të pakënaqur me propozim-rregulloren për orarin e punës
-
Prizreni kërkon mbështetjen e nivelit qendror për Parkun e Biznesit
-
Haskuka kërkon mbështetjen e ministrit Lluka për realizimin e Parkut të Biznesit