Shoqata e Të Drejtave të Pacientëve në Kosovës ka kërkuar të enjten hetim më të detajuar për mënyrën se si janë trajtuar të moshuarit në shtëpinë e pleqve në Pejë, “Orenda”.
Një video e publikuar në rrjetet sociale dje tronditi opinionin në Kosovë. Një infermiere ushtronte dhunë ndaj një të moshuare që sipas familjarëve ishte e sëmurë me Alzheimer. Disa punonjëse të tjera qeshnin me dhunën që ushtronte infermierja. Janë arrestuar tre punonjëse në lidhje me rastin.
SHDPK-ja gjithashtu ka kërkuar që t’u hiqet licenca të gjithë profesionistëve shëndetësorë që përfshihen në abuzime siç ishte rasti i djeshëm, ku u ushtrua dhunë fizike ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.
“Të gjithë personat e përfshirë në abuzime të paraburgosen në mënyrë që të mos prishen provat e mundshme dhe nëse gjinden prova të abuzimeve të marrin dënime meritore”, thuhet në reagim.
Kjo Shoqatë bëri thirrje që shtëpisë së pleqve “Orenda” t’i hiqet licenca e punës dhe ajo të merret nën menaxhim nga institucionet shtetërore.
-
Kërkohet rishikimi i aktakuzës ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në Pejë
-
Aktakuzë ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në strehimoren “Orenda”
-
Apeli lë në paraburgim infermieret që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë
-
I vihet dryni “Orendas”, në Gjakovë u protestua kundër dhunës ndaj të moshuarës
-
Shteti mbyll shtëpinë e të moshuarve “Orenda”