Fillimisht si qytetarë të Kosovës e pastaj edhe si malazezë nuk mund të qëndrojmë anash dhe të kundrojmë heshtazi sulmet e shpeshta fizike ndaj grave. Prandaj dënojmë me urrejtje sulmin qyqar ndaj Vitore Metajt – Stavileci, thuhet në fillim të reagimit të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës.
Derisa po e shkruajmë këtë dënim me shqetësim pyesim nga po shkon kështu Kosova dhe çfarë po bëjmë individualisht e kolektivisht si shoqëri që ta nxjerrim nga humnera në të cilën po zhytemi gjithnjë e më thellë.
Në fund me pikëllim konstatojmë se Kosovën dhe qytetarët e saj po e presin ditë të vështira. Por, duam të besojmë se do të mbledhim forcë që të ndalim dhunën dhe të përmirësojmë fotografinë e keqe për vetë ne të cilën tash e sa kohë po ua dërgojmë partnerëve e miqve tanë strategjikë në gjithë botën, përfundon reagimi i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve të Kosovës, i nënshkruar nga kryetari i saj,Sllobodan M. Vujiçiq.
-
Shoqata e Malazezëve të Kosovës uron Ditën e Flamurit
-
Hoyt Yee i shkruan letër Stavilecit, dënon sulmin ndaj bashkëshortes së tij
-
Hoti thotë s’është rasti i parë që sulmohen familjarët e zyrtarëve
-
ABGj kërkon hetim të shpejt e dënim të autorëve të sulmit ndaj Vitore Stavilecit
-
O’Connell: Jam i tmerruar nga sulmi ndaj Vitore Stavilecit